Politike

Asambleja e PS-së, Rama flet për turizimin në vend: Kemi hyrë në një fazë tjetër, ky është fillim i ri

Sipas tij turizmi këtë vit ka shënuar rekord në Shqipëri, por theksoi se çdo vit do të shtohet më shumë.  

4 Shtator 2023, 17:03 Nga I.A
Asambleja e PS-së, Rama flet për turizimin në vend: Kemi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për turizmin dhe drejtësinë në nisje të Asamblesë së Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së sotme, Rama theksoi se vendi ynë ka hyrë në një fazë tjetër në lidhje me turizmin. Sipas tij turizmi këtë vit ka shënuar rekord në Shqipëri, por theksoi se çdo vit do të shtohet më shumë. Po ashtu theksoi se në këtë verë nuk kishte media të huaja që nuk kanë shkruar për turizmin në Shqipëri.

"Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekada. Rruga drejt Shqipëria 2030 është e përpjetë, sfidat janë më të mëdha. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, lumenj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evopiane. Turistët më evropiane që vinin në këtë vend ishin emigrantët në këtë vend dhe shqiptaret nga Prishtina apo Tetova. Për turistët e pakët që vinin kryesisht nga vendet ish komuniste ky ishte një vend zhgënjyes. Këtë vit qysh në pranverë nuk ka pasur javë që të mos shkruhej për Shqipërinë. Këtë verë shkrimet apo kronikat në mediat më të mëdha të huaja e bombarduan publikun e tyre me tone plot simpati për turizmin shqiptar. Këto qytete ishin edhe para 10 vitesh, por turizmi asokohe ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk kishte as rrugë, në Korçë ishte vetëm një hotel. Gjirokastra ishte copë-copë.

Rritja e vazhdueshme në dekadën e parë të qeverisjes sonë, kulmoi këtë vit me një bum turistik në Korçë, Berat e Gjirokastër. Kjo u ndje edhe në qytetet larg bregdetit, ku nuk imagjinohej turizmi. Kur flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm Tërmeti me Golikun, që donte të mblidhte polifonistët për ndonjë këngë. Këtë verë te uji i ftohtë i Tepelenës shkohej vetëm me rezervime, ndërsa tutje ndesheshe me njerëz që të përshëndesnin në gjuhë të huaj. Tirana, kryeqytet ynë i betonizuar dhe i mbytur nga kullat e krimit, ku thuhet se nuk merret frymë nga ajri më i ndotur në botë. Tirana u pushtua nga turistët këtë vit, duke sjellë një lumë të pataksuar parash nga dhomat e dhëna me qira përmes AirBnb. Aeroporti i Tiranës, gati njësoj me pasagjerë sa aeroporti i Beogradit këtë vit. Kush mund ta imagjinonte kur ai mbreti i aeroporteve mund t’ia linte fronin Rinasit që mund të kapërcejë 6 milionë pasagjerë këtë vit. Ka vetëm një fjalë për këtë arritje, fantastike. Jam i gëzuar shumë, por jo i lumtur. Kur di që Majorka ka 1 milionë banorë dhe 18 milionë turistë, s’mund të jem i lumtur. Tirana dhe Shqipëria sot kanë hyrë në hartën turistikë të Evropës pa shpenzuar një qindarkë për reklama në media, ndërsa keq flasin vetëm shqipfolësit pa din e pa iman. Ata që ne na duan të vdekur, aq sa i bien mbarë e prapë Shqipërisë duke u folur shqiptarëve që nuk duan as t’i lexojnë," tha Rama.

edi rama mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll