Politike

Inceneratorët/ Berisha: Veliaj me akt tjetër anti-ligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë të tjera

Berisha tha se Veliaj vendosi që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.

4 Shtator 2023, 12:56 Nga A.B
Inceneratorët/ Berisha: Veliaj me akt tjetër anti-ligjor për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe e askujt tjetër, e qeverisë pra dhe jo e baskisë, për të rritur me 19,6 milionë euro vjedhjen e tij në djegësin e Tiranës.

Berisha tha se Veliaj vendosi që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

Dora e zezë e vjdhjeve në aferën e shkekullit, djegësin e Tiranës e deliknuentit Erion Veliaj nuk ka të ndalur. I amnistuari, Erion Veliaj, pasi ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me landfill, seleksionim, riciklim, me praktikën e koncensionit e djegieve të tyre.
Pasi ka zëvendësuar praktikën e tenderimit publik me çelësa në dorë, siç janë prokuruar djegësat e Elbasanit dhe Fierit në praktikën e dhënies me koncension tek privati, lexo sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, pasi ka firmosur pa u mbledhur ndonjëherë për Këshillin Bahkiak të Bashkisë së Tiranës, dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës për financimin e djegës e djegësit të tij me 90 milionë euro, duke falsifikuar në mënyrën më monstruoze një vendim që shkon në 90 milionë euro për një sipërmarrje e cila do të themelohej vetëm 6 muaj më vonë. Nuk ekzistonte në asnjë regjistër përveç kokës së Erion Veliajt.
Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdirshmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave.
Pasi është bërë promtor kryesor në komisionin e konçensioneve për t’i dhënë 8 pikë kompanisë së tij që do të themelohej vetëm një ditë para se të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do të raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjë ditë, asnjëherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë të tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll