Nikolla njofton se kryetar i Grupit Parlamentar është Basha, deputetët demokratë shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)
deputetët në kuvend TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. K...
Berisha akuzoi se Kuvendi është ngritur mbi krimin dhe ky droga dhe vjedhja kthehen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi për ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij për gazetarët jashtë parlamentit, Berisha akuzoi se ky institucion është ngritur mbi krimin dhe ky droga dhe vjedhja kthehen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
FJALA E PLOTE:
Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.
Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.
Pyetje: Do të merrni pjesë në tryezë nesër?
Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.
Pyetje:Për negociata apo bashkim?
Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.
deputetët në kuvend TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. K...
Gazment Bardhi TIRANË- Vendimi që lexoi në seancën plenare kryetarja e Kuvendit, që kishte të bënte me kreun e grupit pa...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shkoi në parlament me brisqe rroje. Gjatë një deklarate p&...
Basha dhe Bardhi TIRANË- Seanca e sotme plenare nuk kaloi pa debate. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla bëri me d...
Lindita Nikolla TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi ng...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Gazment Bardhi është shkarkuar nga kreu i grupit, ndë...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat jashtë godinës s&eu...
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e ...
Edi Rama në dasmë TIRANË- Vajza e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ish-deputetit të Partisë Social...
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore. Përmes një dekla...