"Do thotë jam kryeministër"/ Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të...
TIRANË- Sali Berisha në seancën e parë plenare për këtë sezon, deklaroi se Kuvendi është antikushtetues. Sipas tij parlamenti nuk shpreh më interes për popullin dhe u bëri thirrje qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët” teksa tha se vetëm Kuvend shqiptar nuk mund të quhet.
Berisha: Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve. Ftoj qytetarët, t’ia shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë këtu në këtë krah, dhe kjo është më e madhja në botë edhe Europë.
Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC, EncroChat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, në Ekuador, në Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.
Dëshmoj se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe tek Balilat tuaj, së pari.
Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve, në një kohë kur lenë në mjerim, në gomone, në varfëri eksreme qytetarët, sepse kur psikologjinë, kur ndërgjegjen, kur logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdolloj mundësie për të arsyetuar.
Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtove Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qenë edhe më modeste se sa ti.
Po si mund të dalësh këtu para të lexosh një raport të atillë? Fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga ...
deputetët në kuvend TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. K...
Gazment Bardhi TIRANË- Vendimi që lexoi në seancën plenare kryetarja e Kuvendit, që kishte të bënte me kreun e grupit pa...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shkoi në parlament me brisqe rroje. Gjatë një deklarate p&...
Basha dhe Bardhi TIRANË- Seanca e sotme plenare nuk kaloi pa debate. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla bëri me d...
Lindita Nikolla TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi ng...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Gazment Bardhi është shkarkuar nga kreu i grupit, ndë...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat jashtë godinës s&eu...
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e ...