Politike

"Do thotë jam kryeministër"/ Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë

Bardhi deklaroi para gazetarëve se nëse Basha merr 18 vota, të 19-tën do e marrë nga ai.

4 Shtator 2023, 10:41 Nga A.B
"Do thotë jam kryeministër"/ Bardhi: Mos u çudisni
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Madje, tha para gazetarëve se nëse arrin 18 vota, të 19-ën do e ketë nga ai. 

Paska ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë 18 vota deputetësh, vota e 19 do jetë e Bardhit, po e deklaroj publikisht. Kaq borxh i kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të”, tha Bardhi.

Po ashtu, nuk mungoi as ironia për Bashën. Ja se çfarë tha për të:

“Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Mos u habisni që të thotë se “jam dhe kryeministër”.

/Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll