Politike

VIDEO- Berisha merr fjalën në Kuvend, Basha dhe Bardhi debatojnë me njëri-tjetrin 

Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin.

4 Shtator 2023, 10:29 Nga A.B
VIDEO- Berisha merr fjalën në Kuvend, Basha dhe Bardhi debatojnë
Basha dhe Bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nuk kaloi pa debate. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla bëri me dije se ka ardhur në Kuvend një shkresë nga PD për zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie. Ndërkohë që Nikolla e ka përmendet këtë shkresë, ka qenë Gazment Bardhi dhe deputetë tëe tjerë ata që kanë qeshur nga ndenjëset e tyre.

Pak më vonë, Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin. Kjo skenë ndodhi në momentin që në Kuvend po fliste kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 



seance plenare 4 shtator 2023 gazment bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll