Sport

VIDEO / Partizani e nis me këmbën e mbarë sezoni, fiton in-extremis!

Kampionët e Shqipërisë kanë startuar në këtë javë të dytë sezonin e tyre në kampionatin shqiptarë, pas shtyrjes së javës së parë për shkak të pjesëmarrjes në kupat e europës

3 Shtator 2023, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani e nis me këmbën e mbarë sezoni, fiton

TIRANE - Ka përfunduar java e dytë e “Abissnet Superiore“-s. Përballja mes Partizanit dhe Laçit ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të të kuqve. Skerdi Bejzade e nis aventurën e tij në krye të kurbinasve me një humbje, e cila erdhi në minutat e fundit të takimit.

Kur të gjithë prisnin që skuadrat të ndanin nga një pikë këtë mbrëmje, Maget befasoi Laçin me një goditje me kokë, e cila e ndal topin në rrjetë. Një fitore e mundimshme e Partizanit, që gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 92-të.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll