Sport

Atletico - Sevilla: shtyhet ndeshja për shkak të motit të tmerrshëm në Madrid...

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar vendimin e saj për të shtyrë ndeshjen e Atletico Madrid me Sevillan, e planifikuar për të dielën pasdite, në orën 19:30, për shkak të motit të rëndë “DANA” që pritet të prekë Madridin.

3 Shtator 2023, 17:52 Nga DOSJA
Atletico - Sevilla: shtyhet ndeshja për shkak të motit të

SPANJE - Evropa është goditur brutalisht këtë verë nga ngjarjet ekstreme të motit, ku kriza klimatike ka luajtur një rol të madh në to dhe futbolli nuk mund të lihej i paprekur nga kjo situatë e paprecedentë.

Dëshmi tronditëse është vendimi i Ligës për shtyrjen e Atlético - Sevilla, ndeshje e planifikuar për të dielën mbrëma në kuadër të javës së katërt të La Ligës, vendim i marrë nga federata për shkak të kushteve të këqija atmosferike në Madrid.

Konkretisht për shkak të motit të keq “DANA” që po prek kryeqytetin spanjoll dhe pritet të intensifikohet në orët e mbrëmjes, ndaj Federata spanjole e informuar për reshjet e dendura që po vijnë ka marrë vendimin për shtyrjen e ndeshjes për sigurinë e atyre që do të ishin stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll