Sport

Sergio Ramos e ka pritur deri në fund Sevillan… ai tani "tradhëton"

Ëndrra e qendërmbrojtësit ishte të luante në “Sánchez-Pizjuán” edhe pse 18 vjet më vonë.

3 Shtator 2023, 16:10 Nga DOSJA
Sergio Ramos e ka pritur deri në fund Sevillan… ai tani

SPANJE - Sergio Ramos ka vendosur që pas pak orësh të shkojë në Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën e tij , siç raporton “MARCA”. Pas dy vitesh në Paris, këtë verë ai ishte mbyllur në pronën e tij në Seville duke pritur që ëndrra e tij të realizohet: të mbrojë fanelën e skuadrës andaluze 18 vjet më vonë. 

Asnjëherë nuk ka pasur një afrim të vërtetë, vetëm një dëshirë e thjeshtë nga njëra palë (Sergio) dhe mundësia e përjashtuar nga tjetra (Sevilla) kur në momentin e fundit kërkonin një qendërmbrojtës në treg pa sukses. Interesat dhe frika u kryqëzuan që e kanë bërë të pamundur që mbrojtësi të veshë edhe një herë fanelën e Sevillas.

Rikthimi i Sergios nuk u prit mirë nga një pjesë e tifozëve të Sevillas. Largimi i tij i papritur te Real Madrid në ditën e fundit të merkatos në 2005 ishte ende i thumbuar. Pavarësisht kësaj, kishte një rrymë opinionesh të favorshme për kthimin e tij. 

Por duke qenë se Victor Ortës i thanë se nuk ishte opsion, ai doli publikisht për ta konfirmuar këtë, drejtori sportiv mbylli derën për insinuatat e mundshme të ditëve të fundit.

Gjithsesi raportohet se Sergio Ramos do të mbushë boshllëkun e Luiz Felipe, nëse qendërmbrojtësi brazilian i Betisit largohet. Ai qëndroi besnik ëndrrës së tij derisa merkato evropiane është mbyllur. I tha “Jo” gjithashtu edhe për Galatasarayn, i cila e ka tunduar.  

Kurioz është që emri i tij ka dalë në zyrat e rivalit të përjetshëm. Manuel Pellegrini vuri në dukje këtë opsion, nëse Luiz Felipe largohej. Nuk pati asnjë bisedë të drejtpërdrejtë.

Një vendim edhe më i diskutueshëm se kthimi i tij në “Sánchez-Pizjuán”. Në fund, Arabia e ka ende të hapur derën në ligën e saj. Dera e Sevillas tani është mbyllur përfundimisht për të. Duhet pritur se ku... Sergioi Ramos do të shkojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll