Art&Argëtim

Këto janë shenjat më me fat të muajit shtator

Mund të fillojë me shumicën e planetëve në dukje retrogradë, por me kalimin e ditëve ata do të fillojnë të kthehen në normalitet, duke zbutur situatat dhe duke ndezur zhvillime.

3 Shtator 2023, 15:58 Nga k.m.
Këto janë shenjat më me fat të muajit shtator
Foto ilustruese

Muaji i ri, stina e re, po sjellin shumë të reja. Shtatori është këtu dhe shenjat e mëposhtme janë më të favorizuara nga pozicionet e yjeve. Mund të fillojë me shumicën e planetëve në dukje retrogradë, por me kalimin e ditëve ata do të fillojnë të kthehen në normalitet, duke zbutur situatat dhe duke ndezur zhvillime.

Dashi
Shtatori ju sjell favore financiare me mundësi dhe zhvillime pozitive që dalin në pah. Një rinovim profesional është pothuajse afër, ndërsa negociatat në vendin e punës janë të favorizuara. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim do të shihni se përpjekjet, zgjuarsia dhe mënyra inovative e të menduarit do të shpërblehen.

Binjakët
Shtatori sjell flirt të shfrenuar, mundësi për njohje të reja dhe rilidhje të mundshme për Binjakët. Këtë muaj do arrini të gjeni sërish ekuilibrin dhe do shikoni situata të përmirësuara në të gjitha fushat. Kthime të papritura nga njerëz nga e kaluara, por edhe njohje të reja, interesante janë shumë të mundshme.

Virgjëresha
Do të përjetoni favore më të mëdha nga 15 shtatori e në vazhdim, pasi Hëna e Re është shumë pozitive ndaj jush. Rinovimi dhe njohjet e reja do ju ndikojnë në psikologji, në momentin që vendosni synime të reja dhe jeni gati për të bërë ndryshime të mëdha.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll