Art&Argëtim

50 Cent hedh mikrofonin me forcë mbi publikun, plagoset një fanse (VIDEO)

Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.

31 Gusht 2023, 21:33 Nga m.s
50 Cent hedh mikrofonin me forcë mbi publikun, plagoset një fanse
50 Cent ne skene

Pas Cardi B, u kthye në modë që artistët të hedhin mikrofonin mbi skenë. Sipas një artikulli të TMZ, 50 Cent u acarua veçanërisht gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.

Tejet i revoltuar, ai hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një vajzë.

Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë. 

Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.

50 cent mikrofoni skene

Sondazh

Poll