Art&Argëtim

Djali i tij ndërroi gjininë/ Elon Musk: Është produkt i ‘lavazhit të trurit’ nga shkolla private e Santa Monica

Musk ishte habitur me lajmin e padëgjuar të ndryshimit të gjinisë së Vivian, por më shumë kur ajo shprehte pikëpamjet maksiste kundër të pasurve, prej të cilave dhe ka ndaluar marrëdhëniet me të.

2 Shtator 2023, 07:09 Nga f.i
Djali i tij ndërroi gjininë/ Elon Musk: Është produkt i
Elon Musk dhe fëmija i tij

SHBA- Elon Musk ka reaguar, pasi djali i tij 19-vjecar, Xavier Musk, ka ndryshuar gjininë në femër Vivian Jenna Wilson, dhe në dokumentet ligjore thotë se “nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje” me milionerin e Tesla.

Në një pjesë të librit të tij të pritur autobiografik, autori Walter Isaacson shkruan se ndarja e Musk me Vivian është shumë e dhimbshme për të. Musk e ka quajtur atë “komuniste” të bërë të tillë nga shkolla private ekskluzive që ka ndjekur, shkruajnë mediat e huaja.

Musk ishte habitur me lajmin e padëgjuar të ndryshimit të gjinisë së Vivian, por më shumë kur ajo shprehte pikëpamjet maksiste kundër të pasurve, prej të cilave dhe ka ndaluar marrëdhëniet me të.

“Ajo ka kaluar dhe socializmin duke u kthyer në një komuniste që beson se të gjithë të pasurit janë të ligë. Kam bërë shumë hapa, por ajo nuk dëshiron të kalojë kohë me mua”, i ka thënë Musk autorit, duke i vënë fajin shkollës ekskluzive Crossroads, në Santa Monica ku një vit mësim kushton deri në $50,000.

 

elon musk

Sondazh

Poll