Sport

“Rasti Paqueta”, gjashtë kompani bastesh bllokojnë aktivitetin e brazilianit...

Si pasojë e basteve të dyshimta, që përfshijnë mjedisin brazilian, disa kompani bastesh online kanë vendosur të bllokojnë bastet ndaj tij, por jo vetëm.

2 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA
“Rasti Paqueta”, gjashtë kompani bastesh bllokojnë

ANGLI - Pikërisht për këtë rast ka dështuar edhe transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City. Dy javë më parë, Federata Angleze hapi një hetim për dyshimet për baste të montuara që përfshinin brazilianin, ku ai do të kishte marrë vullnetarisht një karton të verdhë kundër Aston Villa, marsin e kaluar. 

Aksione të dyshimta dhe anormalisht të larta u regjistruan në Brazil, në bastin "Paqueta merr karton të verdhë". Sipas “Daily Mail” këtë të premte, platformat e basteve në internet do të mbrohen duke pezulluar bastet për lojtarin e West Ham.

Midis gjashtë kompanive, gjejmë Betway, sponsor i fanelave të ‘Hammers’ dhe platforma e parë që ka alarmuar për baste të dyshimta. Për pjesën tjetër, William Hill, Bet365, Betfair, Paddy Power dhe SkyBet, kanë hequr gjithashtu bastet për ish-lojtarin OL. 

Për më tepër, Betway ka vendosur të pezullojë të gjitha bastet për startimin e lojtarëve të West Ham sonte në Luton Town (21:00). Nga ana e saj, Federata Angleze po bën fushatë për heqjen e “basteve për kartonët e verdhë” për arsye integriteti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll