Politike

Kuvendi miratin Statutin e ri! Basha merr postin e kreut të Grupit

2 Shtator 2023, 13:17 Nga f.i
Kuvendi miratin Statutin e ri! Basha merr postin e kreut të Grupit
Lulzim Basha

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Basha miratoi ndryshimet në statutin e partisë. 

Lulzim Basha është edhe kreu i grupit parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhen që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, ne kete rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

NENI 47 SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

1) Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.

2) Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga Sekretariati në ushtrimin e kompetencave të tij. Anëtarët e Sekretariatit zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.

3) Në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë mund të komandojë një nga anëtarët e Sekretariatit të ushtrojë funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm. Komandimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj

NENI 48 GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit
Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve
të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së:

a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit
dhe interesave të PDSH-së;

b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij
në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

5) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

lulzim basha basha mbledh kuvendin

Sondazh

Poll