Politike

Salianji për Kuvendin e Bashës: Është pro-qeveritar dhe anti-opozitar

Sipas Salianjit mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend. 

2 Shtator 2023, 12:45 Nga f.i
Salianji për Kuvendin e Bashës: Është pro-qeveritar dhe
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. 

Sipas Salianjit mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend. 

‘Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!’- shkruan Salianji.

basha mbledh kuvendin lulzim basha

Sondazh

Poll