Sport

VIDEO/ Randal Kolo Muani tani është parizien! (video)

Paris Saint-Germain ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin francez Randal Kolo Muani nga Eintracht Frankfurt.

2 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Randal Kolo Muani tani është parizien! (video)

FRANCE - Më në fund! Pas javësh të gjata negociatash dhe një dite të fundit krejtësisht të çmendur, Paris Saint-Germain më në fund ka nënshkruar me Randal Kolo Muani, sulmuesin francez të Eintracht Frankfurt. 

Parizienët më në fund gjetën gjuhën e përbashkët me gjermanët për një transferim të vlerësuar midis 90 dhe 95 milionë euro, përfshirë bonusin. Kolo Muani largohet nga Gjermania vetëm një vit pasi iu bashkua Bundesligës falas nga FC Nantes. 

Një goditje e madhe e arritur nga Frankfurti, ndërkohë që paralajmërohet një treshe 100% e ekipit francez me Randal Kolo Muani, Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé. Kolo Muani ka nënshkruar me kryeqytetin deri në vitin 2028.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll