Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa në katin e 3 të një pallati në Fier

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba, duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe fqinjët.

2 Shtator 2023, 08:42 Nga f.i
Përfshihet nga zjarri banesa në katin e 3 të një pallati
foto ilustruese

FIER- Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori”. 

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba, duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe fqinjët.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll