Aktualitet

DOKUMENTET/ Bashkia Shkodër ka rreth 1.2 mld lekë detyrime pa mbledhura

Shkodraweb ka siguruar një dokument që flet për qartë për një “gropë” të madhe të të ardhurave të Bashkisë Shkodër.

1 Shtator 2023, 17:43 Nga I.A
DOKUMENTET/ Bashkia Shkodër ka rreth 1.2 mld lekë detyrime pa
Bashkia e Shkodrës

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka një mungesë prej 1.2 miliard lekësh në buxhetin e saj për vitet 2006-2022. Kjo pasi sipas disa dokumentesh që janë bërë publike, bashkia nuk ka mbledhur disa prej detyrimeve ndër vite.  Shkodraweb ka siguruar një dokument që flet për qartë për një “gropë” të madhe të të ardhurave të Bashkisë Shkodër.

Mungesa më e madhe e mbledhjes së detyrimeve ka ardhur nga gjobat që ka vendosur IMT-ja, të cilat përbëjnë 453,707,472 lekë. Më pas e pason mos mbledhja e detyrimeve në infrastrukturë me 254,935,580 lekë. Ndërkohë që dy të fundit janë mos mbledhja e taksave të tarifsë së pastrimit me 128,540,569 lekë si dhe sekuestrimet me 183,640,028 lekë.

bashkia shkoder

Sondazh

Poll