Aktualitet

Merr flakë në ecje një makinë në Himarë, nuk ka të lënduar

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

1 Shtator 2023, 22:34 Nga I.A
Merr flakë në ecje një makinë në Himarë, nuk ka
Foto Ilustruese

HIMARË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Himarë. Mësohet se makina ka marrë flakë në ecje, ndërkohë që dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

merr flake makina ne himare

Sondazh

Poll