Aktualitet

Zjarr i madh në pyllin e Sodës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen

Mësohet se zjarri është ndezur pasditen e sotme, ndërkohë që nuk dihet shkaku i ndezjes, apo nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm.

1 Shtator 2023, 15:31 Nga I.A
Zjarr i madh në pyllin e Sodës, zjarrfikësit po punojnë
Foto ilustruese

VLORË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në pyllin e Sodës në Vlorë. Mësohet se zjarri është ndezur pasditen e sotme, ndërkohë që nuk dihet shkaku i ndezjes, apo nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm.

Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po favorizohen nga era. Ndërkohë që nga zjarri rrezikohen disa biznese aty pranë.

zjarr ne pyllin e sodes

Sondazh

Poll