Aktualitet

I dyshuar për rrëmbimin e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit! Arrest me burg për Albi Mecinin

Mecini u njoh me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungesë ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit, ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

1 Shtator 2023, 14:50 Nga f.i
I dyshuar për rrëmbimin e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit!
Albi Mecini

SARANDË- Pas vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila dha një ditë më parë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, edhe në procesin gjyqësor në Sarandë, Mecini nuk ka folur, ndërsa trupi gjykues vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Mecini u njoh me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungesë ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit, ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Mecini u arrestua para dy ditësh në qytetin e Fierit, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier” me 2 çanta brenda ku ndodheshin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Sipas burimeve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin.

albi mecini

Sondazh

Poll