Xhaçka: S’ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu, betimi i tij është çështje e drejtësisë
Olta Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre, ku betimi i kryebashkiakut Beleri është një çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare apo qeverisë greke.
TIRANE- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është përgjigjur homologut të saj grek, Giorgos Gerapetritis, i cili është shprehur se mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e gjykatës, por e politikës. Në kundërpërgjigje, Olta Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre, ku betimi i kryebashkiakut Beleri është një çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare apo qeverisë greke.
"Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!
Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.
Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.
Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.
Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu".
Sondazh
Intervista e Ramës për mediat greke/ Athina zyrtare: Çështja Beleri, shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë
Giorgos Gerapetritis Diplomacia greke ka reaguar në lidhje me intervistën e kryeministrit Rama dhënë për televizionin publik ERT, ...
“Diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin”/ Berisha mbledh sot grupin e tij Parlamentar
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do zhvillojë mbledhjen e Grupit Pa...
“Demokratët janë në vështirësi”/ Batutat e Ramës në Durrës, Bardhi: Në vështirësi janë edhe socialistët
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama sh...
"Jeni në fazë të vështirë, do ua paguajmë edhe kafen'/ Rama takohet me banorët e Spitallës, demokrati: Jemi copë-copë
Edi Rama DURRËS-Kryeministri Edi Rama vijon takimet me banorët në Spitallë të Durrësit. Ai u ndal edhe në një banes...
Deklarata e Varhelyi, Rama: Komisioneri ynë nuk e zhgënjeu rajonin! Autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant
Edi Rama TIRANË- Pas deklaratës së komisinerit Oliver Varhelyi, i cili ka mirëpritur propozimin për zgjerim të BE me vendet k...
“Më mbyti Alabari"/ Rama tregon 'porosinë' e biznesmenit për punimet në Durrës
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër lagjen ‘Rilindja’ në Spital të Durrësit, ku do të jetoj...
Fatos Nano i shtruar në spital, Erion Braçe: Ti nuk dorëzohesh
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me shëndetin e liderit historik të PS-së...
"Orë të vështira të luftës për jetën"/ Gjendja shëndetësore e Nanos, Rama i akordon medaljen e mirënjohjes publike
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i akordon medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej ditësh gjendet i shtruar ...
Meta: Beleri është një i burgosur politik i Edi Ramës, mazhoranca nuk njeh ligjin
Ilir Meta Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar Fredi Belerin si një të burgosur politik të Edi Ram&eu...
Dashnor Sula flet pas mbledhjes së Kryesisë: Ishte në kundërshtim me ‘Kushtetutën’ tonë partiake, po e kthejnë partinë në biznes familjar
Dashnor Sula TIRANE- Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka përcjellë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, ...
