Art&Argëtim

Rusia del kundër filmave "Barbie" dhe "Oppenheimer": Shkojnë kundër vlerave tradicionale të vendit

Filmat amerikanë "Barbie" dhe "Openheimer", dy nga sukseset më të mëdha të vitit në nivel global, minojnë politikën e Rusisë për "forcimin e vlerave tradicionale dhe shpirtërore", tha sot Moska, përmes një deklarate nga Ministria e Kulturës.

31 Gusht 2023, 15:46 Nga m.s
Rusia del kundër filmave "Barbie" dhe "Oppenheimer":
Openheimer dhe Barbie

Filmat amerikanë "Barbie" dhe "Openheimer", dy nga sukseset më të mëdha të vitit në nivel global, minojnë politikën e Rusisë për "forcimin e vlerave tradicionale dhe shpirtërore", tha sot Moska, përmes një deklarate nga Ministria e Kulturës.

Sipas Novaya Gazeta, njoftimi i ministrisë është një përgjigje ndaj propozimit të bërë në fillim të gushtit nga Vladislav Davankov, nënkryetar i Dumës së Shtetit, i cili i referohej shfaqjes së paligjshme (d.m.th. pa lejen e studiove) të filmave, prodhuar nga "vendet armike" në kinemanë ruse. 

Qëllimi i këtij propozimi ishte të lejonte qytetarët rusë të shihnin filma amerikanë si "Barbie" dhe "Oppenheimer", duke anashkaluar "bojkotin e tregut rus" të Hollivudit.

Duke iu referuar këtij propozimi, zëvendësministri i Kulturës, Andrey Malyshev, tha sot: "Ne besojmë se dy filmat që keni zgjedhur, "Barbie" dhe "Oppenheimer", nuk përputhen me synimet që presidenti ynë ka vendosur për forcimin e vlerave tradicionale të qytetarëve".

Malyshev gjithashtu theksoi se në kinematë ruse ka një përzgjedhje të madhe të filmave cilësorë të prodhimit vendas, si filmi "Sfida" i cili u xhirua pjesërisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe "Martiri", një film propagandistik rus për pushtimin e Ukrainës.

barbie openheimer

Sondazh

Poll