Politike

“Më mbyti Alabari"/ Rama tregon 'porosinë' e biznesmenit për punimet në Durrës

Gjatë vizitës, ai bëri të ditur se ishte edhe porosi e biznesmenit Alabari që shihte nga afër punimet.

31 Gusht 2023, 12:06 Nga A.B
“Më mbyti Alabari"/ Rama tregon 'porosinë' e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër lagjen ‘Rilindja’ në Spital të Durrësit, ku do të jetojnë familje të prekura nga tërmeti i 2019-ës. Gjatë vizitës, ai bëri të ditur se ishte edhe porosi e biznesmenit Alabari që shihte nga afër punimet.

'Më tha brother shko shikoji'- i thotë Rama kryebashkiakes së Durrësit. 

“Kjo për 5 vite do të jetë një lagje më e bukur, e ndërtuar nga hiçi. Me hapësira, dhe të gjitha gjërat që do të vazhdojmë t’i ndërtojmë rreth e rrotull. Kopsht, qendër shëndetësore dhe shkollë. Ku do të jetë akademia e Manchester City-t? Tani puna është që të bëjmë këto sistemimet e fundit.

Më mbyti Alabari; shko shihi, shko shihi. Se dhe unë e mbyta… Më tha; brother shko shikoji…E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm. Shihe sa bukur është. Po nga pikëpamja e listës çfarë po bëhet?!”, tha Rama.

edi rama durres

Sondazh

Poll