Politike

Rama takim me David Wisner! Ambasada zbardh diskutimet: Në fokus mbështetja e rinisë shqiptare

Ambasada Amerikane njoftoi se ndër të tjera u fol për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

30 Gusht 2023, 17:08 Nga f.i
Rama takim me David Wisner! Ambasada zbardh diskutimet: Në fokus
Edi Rama dhe David Wisner

TIRANË- I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, përmes një reagimi në Facebook, ku thuhet se ndër të tjera u fol për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjithashtu gjatë takimit mes tyre në fokus të diskutimeve ka qenë veçanërisht Ukraina, si dhe mbështetja e rinisë shqiptare.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.”-thuhet në njoftimin e ambasadës.

edi rama david wisner

Sondazh

Poll