Politike

Mblidhet Kryesia e PD-së/ I bashkohen 19 anëtarë, grupi i Bardhit sërish bojkot

Në listën e pjesëmarrësve, janë po të njëjtët që i qëndruan ‘besnikë’ Lulzim Bashës për ta kthyer si kryetar të PD-së, ndërsa një grupim tjetër me në krye Gazment Bardhin e kanë bojkotuar sërish. 

30 Gusht 2023, 22:20 Nga m.s
Mblidhet Kryesia e PD-së/ I bashkohen 19 anëtarë, grupi i Bardhit
Partia Demokratike

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, tri ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Në listën e pjesëmarrësve, janë po të njëjtët që i qëndruan ‘besnikë’ Lulzim Bashës për ta kthyer si kryetar të PD-së, ndërsa një grupim tjetër me në krye Gazment Bardhin e kanë bojkotuar sërish. 

Basha nisi mbledhjen e Kryesisë në orën 19:00. Në të kanë marrë pjesë vetëm grupi i ngushtë i mbështetësve të tij prej 19 anëtarësh, 5 prej tyre online.

Pjesëmarrës në mbledhjen e Bashës:

1.            Lulzim Basha

2.            Enkelejd Alibeaj (online)

3.            Flutura Açka

4.            Jemin Gjana

5.            Mirela Karabina

6.            Taulant Zeneli

7.            Endri Hasa

8.            Indrit Sefa

9.            Kreshnik Collaku

10.          Roland Bejko

11.          Gentian Gaba

12.          Agron Kapllanaj (online)

13.          Fitim Zekthi

14.          Gazmend Koduzi (online)

15.          Merita Bakiu

16.          Xhemal Gjunkshi (online)

17.          Taulanda Jupi

18.          Orjola Pampuri

19.          Arbi Agalliu (online)

Kanë munguar sërish ata anëtarë të Kryesisë që nuk mbështesin rikthimin e Bashës.

Deputet që e kanë bojkotuar

1- Gazment Bardhi

2-Helidon Bushati

3-Lefter Geshtenja

4-Saimir Korreshi

5-Bledjon Nallbati

6-Dhurata Cupi

7-Dashnor Sula

8-Juela Hamati

9-Jonila Godole

Kanë dhënë dorëheqje

1-Jorida Tabaku

2-Flamur Hoxha

3-Oriela Nebiaj

lulzim basha

Sondazh

Poll