Politike

Mbledhja e qeverisë, Balla: Mbulim i qirave për punonjësit e policisë që jetojnë jashtë qytetit

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla u shpreh se efektivët e policisë që plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. 

30 Gusht 2023, 13:57 Nga I.A
Mbledhja e qeverisë, Balla: Mbulim i qirave për punonjësit e
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se qiranë për punonjësit e Policisë që detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës do të mbulohen nga shteti. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla u shpreh se efektivët e policisë që plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. 

“Për ata që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre. Po ashtu është rasti që të ndaj vijimin e një tjetër vendimmarrje, që ka të bëj me trajtimin, kredi me interes 0 për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kush është brenda moshës 40 vjeç, brenda pak pas ditësh, se duhet ngrihet formati në e-Albania, të aplikojnë nëse plotësojnë kriteret (që lidhen me moshën). Ne kemi evidentuar problematikat me strehimit dhe synojmë që brenda vitit të trajtojmë 100 familje dhe në ti 2024, të trajtojmë 300 familje. E kam thënë prej ditës së parë që një prej objektivat është trajtimi i duhur dhe dinjitoz i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës. Ne do vazhdojmë ta kemi të një prej objektiva themelore”, u shpreh Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll