Aktualitet

Nesër Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB, Xhaçka: Vjen në një moment të vështirë

Xhaçka u shpreh se, Presidenca e Këshillit të Sigurimit na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS.

31 Gusht 2023, 11:39 Nga A.B
Nesër Shqipëria merr për herë të dytë
Mbledhja

TIRANË- Nesër Shqipëria merr për të dytën herë radhazi Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze. Ajo tha se, Presidenca e Këshillit të Sigurimit na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS.

Kjo Presidencë shqiptare e Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel.

Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence. Së pari, është një nismë tejet e rëndësishme dhe inovative, për të cilën punojmë prej thuajse dy vjetësh, dhe që e kemi përfshirë në agjendën e Këshillit për muajin shtator. Bëhet fjalë për një përpjekje ambicioze dhe shumë sfiduese për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, qoftë në situata lufte, qoftë në situata katastrofash natyrore.

Vendi ynë, ekipi ynë, ka bashkëpunuar me një grup mjaft serioz organizatash e korporatash të mëdha amerikane, për të ndërtuar një platformë bashkëpunimi që në njërën anë do të mundësojë që bizneset e mëdha dhe korporatat të ofrojnë kontributin e tyre qoftë financiar, qoftë në mallra apo shërbime në situata krizash humanitare, duke krijuar sinergji apo duke plotësuar mekanizmat ekzistues të ndihmës humanitare, e në anën tjetër do të përmirësojë e do të bëjë më të shpejtë e efikase mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, atje ku ka realisht nevojë.

Bëhet fjalë për të mbledhur së bashku, në një platformë inovative bashkëpunimi korporata e biznese të mëdha të cilat duan të japin kontributin e tyre humanitar, por kanë vështirësi për ta bërë këtë përmes mekanizmave e instrumenteve ekzistuese të sistemit të OKB e që për këtë arsye kanë zgjedhur të punojnë bashkë me ne për të ndërtuar një platformë të re. Ideja është pritur mjaft mirë, ka gjetur mjaft mbështetje nga aktorë e grupe interesi, dhe vendit tonë i takon merita që ka qenë jo vetëm një nga iniciatorët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj iniciative, por edhe që e ka sjellë atë në vëmendje të Këshillit të Sigurimit”. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS'- tha Xhaçka.

olta xha

Sondazh

Poll