Aktualitet

Plagosi 21-vjeçarin me thikë, arrestohet i riu në Sarandë

Mësohet se i riu ka plagosur me mjet prerës, thikë një 21-vjeçar.

31 Gusht 2023, 10:50 Nga I.A
Plagosi 21-vjeçarin me thikë, arrestohet i riu në Sarandë
Policia

SARANDË- Një 20-vjeçar është arretuar ditën e sotme në Sarandë për plagosje. Mësohet se i riu ka plagosur me mjet prerës, thikë një 21-vjeçar. I riu është arrestuar për veprën penale plagosje e rëndë me dashje. 

Njoftimi i Policisë:

Sarandë Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

policia e sarandes

Sondazh

Poll