Aktualitet

Kontrolle intensive ANTI-KANABIS nga Policia në Nikël, Krujë dhe Thumanë

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe shkatërruar disa parcela me lëndë narkotike, ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve.

31 Gusht 2023, 10:58 Nga A.B
Kontrolle intensive ANTI-KANABIS nga Policia në Nikël, Krujë dhe
Policia

TIRANË-Një operacion antikanabis po zhvillohet ditën e sotme në të gjithë zonën e Krujës. Raportohet se kontrollet më të përqëndruara janë në malësinë e Krujës, Nikël, Bilaj, Derven Mazhe dhe në Thumanë.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe shkatërruar disa parcela me lëndë narkotike, ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve. Në operacion janë forca të policisë nga Komisariati Krujë dhe FNSH.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion rreth këtij aksioni./Dosja.al

operacion anti kanabis

Sondazh

Poll