Aktualitet

Dyshohet se rrëmbeu dy miqtë në Sarandë, Albi Mecini lihet në burg, u kap dje me lëndë plasëse

Mecini u arrestua pasi pranë makinës së tij u gjetën 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse e krijuar në mënyrë artizanale, e shoqëruar me celular.

31 Gusht 2023, 11:35 Nga A.B
Dyshohet se rrëmbeu dy miqtë në Sarandë, Albi Mecini lihet
Albi Mecini

TIRANË- Albi Mecini, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u kap me eksploziv të montuar me celular, gati për shpërthin, u la ditën e sotme në arrest me burg. I veshur me pantallona të shkurta dhe me bluze të bardhë, kështu doli i riu para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ai akuzohet se ka rrëmbyer dy miqtë nga Saranda, Sulollari e Thollori që rezultojnë të zhdukur prej prillit 2023. Mecini u arrestua pasi pranë makinës së tij u gjetën 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse e krijuar në mënyrë artizanale, e shoqëruar me celular.

Mecini, ka qenë i dënuar më parë pasi ndihmoi në arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë në nëntor të vitin 2013, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën. Gjitjashtu, 29-vjecari rezulton me precedentë të theksuar kriminalë në Angli dhe Francë, në krime kundër personit dhe trafikim narkotikësh./Dosja.al

albi mecini

Sondazh

Poll