Aktualitet

Skandali me Gjicin/ Shtyhet seanca për Alma Kaçin në GJKKO, avokatja: Do nxjerrim të dhëna të reja

Ajo kërkon masë më të lehtë me pretendimin se duhet të punojë dhe të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

31 Gusht 2023, 09:34 Nga A.B
Skandali me Gjicin/ Shtyhet seanca për Alma Kaçin në GJKKO,
Alma Kaci

TIRANË- Shtyhet seanca në GJKKO për Alma Kaçin. Sot pritej të shqyrtohet kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë. Kaçi kërkoi masë më të lehtë sigurie, teksa GJKKO caktoi ndaj ‘arrest shtëpie’, ndërsa ajo kërkon masë më të lehtë me pretendimin se duhet të punojë dhe të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

Avokatja e Alma K, thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S'kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.”- tha avokatja.

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv./Dosja.a;

alma kaci

Sondazh

Poll