Aktualitet

Vrau me shtizë shqiptarin në Itali, lihet në burg algjeriani, gjykata: Është i rrezikshëm, s'e përballon dot zemërimin

Në marrjen në pyetje, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos u përgjigjur.

31 Gusht 2023, 09:50 Nga A.B
Vrau me shtizë shqiptarin në Itali, lihet në burg algjeriani,
Fatah Melloul

ITALI- Lihet në burg vrasësi i shqiptarit Klajdi Bitri. Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar me një shtizë, do të mbetet në burg. 

Gjyqtarja hetuese Sonia Piermartini ka shpërbërë rezervën duke vleftësuar masën e paraburgimit dhe duke vendosur masën e sigurimit burg. 

'Algjeriani Fatah Melloul është i rrezikshëm, s'e përballon dot zemërimin'- tha gjykata. 

Në marrjen në pyetje, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos u përgjigjur.

Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga një i ri nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë./Dosja.al

klajdi bitri vritet shqiptari ne itali fatah melloul

Sondazh

Poll