Aktualitet

FOTO LAJM/ 'Super Hëna Blu' e 30 gushtit, PAMJE mahnitëse edhe nga Tirana

30 Gusht 2023, 21:44 Nga a.l
FOTO LAJM/ 'Super Hëna Blu' e 30 gushtit, PAMJE mahnitëse
Hëna

TIRANË- E gjithë bota sot priti fenomenin e rrallë të 'Hënës Blu' e cila për herë të fundit u shfaq 14 vite më parë. Pamje mahnitëse janë fotografuar edhe nga Tirana. Shfletoni fotot më poshtë. 

“Hëna blu” është quajtur kështu vetëm sepse ky fenomen nuk bën pjesë në skemën e zakonshme të Hënave. Nëse do ta shihni, Hëna këtë të mërkurë do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme për shkak se ndodhet në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.

Kultura të ndryshme në mbarë botën u japin emra Hënave të plota. Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle. Kjo do të thotë se afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të.

Ngaqë është aq e rrallë ka dalë shprehja “një herë në hënë”. Hëna e fundit blu ishte në gusht 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në 2026. Por kombinimi i një “Hëne blu” dhe “super Hënës” është shumë më i rrallë dhe do të duhet të presim deri në vitin 2037 për ta parë atë përsëri.

 

 

hena blu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2023, 15:16 I.A

ONE Albania forcon fokusin komercial

Brano Djurovic Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe kom...