Aktualitet

VIDEO- Makina lëvizte në trotuar, e pëson shoferi në Durrës, gjobitet nga Policia

Policia bën të ditur se kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj.

31 Gusht 2023, 08:39 Nga A.B

VIDEO- Makina lëvizte në trotuar, e pëson shoferi në

DURRËS- Policia ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit, i cili nuk qarkullonte në rrugë, por në trotuar. Policia bën të ditur se kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në trotuar, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

 

makina ne trotuar durres

Sondazh

Poll