Sport

Skandal në Kinë, Liu Jun arrestohet: ishte CEO i Interit!

Akuza ndaj ekzekutivit aziatik është ajo e korrupsionit. Në vitin 2016 ajo zëvendësoi Bolingbroke pas ndryshimit të pronësisë

30 Gusht 2023, 17:09 Nga DOSJA
Skandal në Kinë, Liu Jun arrestohet: ishte CEO i Interit!

KINE - Liu Jun, numri një në ligën kineze është arrestuar. Akuza ndaj tij, zbulojnë nga Kina, është ajo e korrupsionit. Lajmi po bën bujë edhe në Itali për shkak të së shkuarës së biznesmenit: ai ishte president i Jiangsu Suning, klubi kinez që u shkri, por edhe menaxher i Interit. 

Por mbi të gjitha drejtori i përkohshëm i Interit në vitin 2016 në vend të Bolingbroke , pra menjëherë pas mbërritjes në Milano, nga ana e Zikaltërve, të grupit të njohur Suning që mori shumicën e aksioneve nga indoneziani Thohir.  

Arrestimi i Jun pason hetimin që u ngrit pak më parë me Chen Xuyuan, president i federatës kineze të futbollit. Ky i fundit ishte gjendur në syrin e furtunës për shkelje të rënda të dyshuara të ligjit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll