Sport

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është projektuar për në një ishull të Floridas - Shihni videon dhe fotot

Arkitekti Jorge Luis Veliz ka projektuar një shtëpi prej 50 milionë dollarësh për superyllin argjentinas

30 Gusht 2023, 17:04 Nga DOSJA

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

SHBA - Furi për Lionel Messin në Miami dhe Florida në përgjithësi. Superylli argjentinas, me transferimin e tij në Inter Miami, ndryshoi statusin e skuadrës së David Beckham në MLS dhe siç pranoi kryebashkiaku i Fort Lauderdale, Dean Trandalis, zona ku jeton Messi, ardhja e tij rriti vlerat e pasurive të paluajtshme! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veliz (@veliz_arquitecto)

Në çdo paraqitje të tij me Inter Miamin mbushen të gjitha stadiumet dhe çmimet e biletave arrijnë mesatarisht në 14 mijë dollarë vetëm për një ndeshje. 

Fanelat me emrin e Lionel Messit po shiten... çmendurisht në SHBA, por edhe në Azi dhe kanë nxjerrë artikuj të ndryshëm me emrin e tij që po bëjnë bujë. 

Ylli argjentinas ishte gjithashtu një burim frymëzimi për një arkitekt me rrënjë nga Meksika. Çfarë e frymëzoi atë? Ai projektoi shtëpinë e re që do të donte t'i propozonte Messit për qëndrimin e tij në Miami! 

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

Rezidenca përrallore për yllin argjentrinas Leo Messi, është

Është një rezidencë luksoze në ishull në brigjet e Miamit që kushton më shumë se 50 milionë dollarë. "Kjo rezidencë madhështore përbëhet nga tre nivele dhe ndodhet në një ishull ekskluziv në formë anijeje, duke ofruar privatësi dhe një vendndodhje të privilegjuar,"- tha arkitekti Jorge Luis Veliz. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veliz (@veliz_arquitecto)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veliz (@veliz_arquitecto)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veliz (@veliz_arquitecto)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veliz (@veliz_arquitecto)

Rezidenca është quajtur "MESSI Mansion IN MIAMI" dhe shtëpia nga lart ka një M të madhe në mes për shkak të Lionel Messit. Shtëpia ka tre platforma helikopterësh, një garazh për 20 makina. Dhomë argëtimi dhe kinema në shtëpi. 

Madje ka një rrëshqitëse uji dhe pishinë spirale dhe një bankinë plot me jahte. Gjithashtu ka një fushë futbolli dhe hapësira për të akomoduar 100 persona! 

Meksikani projektoi dhe propozon nëse Lionel Messi dëshiron të ndërtojë një pallat të tillë! Çështja është nëse “Pleshti” do ta pranojë këtë residence futuriste ëndërrash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll