Sport

VIDEO/ Tebas nuk e kursen presidentin Rubiales: "Ai nuk cënoi vetëm dinjitetin e Hermosos, por edhe atë të Spanjës”

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas nuk e kursen presidentin Luis Rubiales, pas asaj që ndodhi në Kupën e Botës për femra: "Vetëm një i çmendur prek veten në organet gjenitale dhe mbretëreshën në mënyrë të papërshtatshme"

30 Gusht 2023, 15:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Tebas nuk e kursen presidentin Rubiales: "Ai nuk cënoi

SPANJE - Javier Tebas, presidenti i La Ligas, është rikthyer këtë të mërkurë për të bërë komente të ashpra për Luis Rubiales, presidentin e federatës spanjolle që është në sy të një stuhie mediatike, pasi i dha një puthje në buzë një lojtareje në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve në Kupën e Botës për femra.

Tebas kujtoi jo vetëm atë që ndodhi me Jenni Hermoso, por edhe skenën, ku lideri federativ spanjol shfaqet duke prekur organet gjenitale në tribunë, krahun rreth mbretëreshës dhe imazhin në të cilin mban mbi supe futbollistin Athenea del Castillo.

“Është e padenjë të detyrosh lojtaret e kombëtares, të fokusohesh tek ato, apo reagimi i tyre ndaj vapës. Ato nuk kanë faj për imazhin e Spanjës që jep Rubiales”,- shpjegoi Tebas në një postim në Twitter.

Dhe ai vazhdoi: "Asnjë oportunizëm, apo hipokrizi politike nuk justifikon që imazhi i Spanjës është përfaqësuar nga një burrë energjik, që prek organet e tij gjenitale, duke detyruar puthje, duke mbajtur lojtarë si një çantë dhe duke prekur mbretëreshën në mënyrë të papërshtatshme, në një moment kaq të rëndësishëm. Është jo një çështje e majtë apo e djathtë, Rubiales nuk cënoi vetëm dinjitetin e Jenni Hermoso me qëndrimin e tij, por edhe atë të Spanjës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll