Sport

Haaland refuzoi t'i jepte një fëmije një autograf! "Më fal, por unë nuk firmos këtu…"

Erling Haaland ishte një i ftuar special në akademinë e Bryne FK, student i së cilës është edhe vetë. Habia u shkaktua nga një situate, gjatë së cilës ai nuk pranoi t'i jepte autograf një prej fansave.

29 Gusht 2023, 19:03 Nga DOSJA
Haaland refuzoi t'i jepte një fëmije një autograf!

NORVEGJI - Ky tifoz doli të ishte një djalë i ri, ndoshta një nga anëtarët e akademisë Bryne FK. Momenti kur Erling Haaland i tha "Jo" kur ai i ofroi një fanelë duke i kërkuar një autograf, u kap nga kamerat e “Sky Sports”.

Pse norvegjezi refuzoi të nënshkruante fanelën? Arsyeja është shumë e thjeshtë: tifozi i ri i sulmuesit të Manchester Cityt donte që Haaland të firmoste në fanelën e... Liverpool. Le të shtojmë, se bëhej fjalë për fanelën e zezë të portierit të Alisson.

“Nuk mund të të nënshkruaj një fanelë të Liverpoolit, më fal. Herën tjetër sill një fanellë të Cityt me vete dhe unë do të të jap një autograph,”- tha sulmuesi norvegjez i Cityt.

Reagimi i sulmuesit Erling Haaland nuk u pëlqeu shumë përdoruesve të internetit. Sipas shumicës së përdoruesve, asgjë nuk do të kishte ndodhur nëse Haaland do të kishte vënë nënshkrimin e tij në një fanelë të Liverpoolit. Por të tjerë, mendojnë ndryshe dhe e vlerësojnë gjestin e sulmuesit, duke u shprehur se ai ka treguar qytetari…

Megjithatë, vizita e norvegjezit në qendrën ku ai mori mësimet e tij të para në futboll, pati një interes të madh dhe fëmijët që ndiqnin akademinë u kënaqën që mund të takonin idhullin e tyre nga afër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll