Art&Argëtim

'I sëmurë rëndë në spital'/ Ish-ylli i “One Direction”, anulon turneun në Amerikën e Jugut, lë një VIDEO mesazh për fansat

Ka qenë vetë 29-vjeçari i cili përmes një video mesazhi të postuar në Instagram, informon 'zemërthyer' fansat e tij se nuk kishte “zgjidhje” veçse të shtynte turneun e ardhshëm në Amerikën e Jugut. 

25 Gusht 2023, 20:49 Nga a.l
'I sëmurë rëndë në spital'/ Ish-ylli i
Liam Payne

SHBA- Ish-ylli i 'One Direction' Liam Payne ka anuluar turneun e tij muzikor në Amerikën e Jugut, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. 

Payne është shtruar në spital me infeksion të rëndë në veshka. Ka qenë vetë 29-vjeçari i cili përmes një video mesazhi të postuar në Instagram, informon 'zemërthyer' fansat e tij se nuk kishte “zgjidhje” veçse të shtynte turneun e ardhshëm në Amerikën e Jugut. 

“Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe mjekët më urdhëruan që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem. Isha shumë i emocionuar që erdha të luaja muzikë për ju. Për të gjithë ata që kanë blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat – kështu që ju lutemi shikoni për përditësime te pika juaj e blerjes. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen, dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti”, tha Payne gjatë një mesazhi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

Payne ka nisur karrierën solo pasi One Direction njoftoi se do të merrnin një pauzë të pacaktuar si grup në 2015. 

liam payne

Sondazh

Poll