Aktualitet

Hyri të ndante sherrin, vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, goditet me shtizë nga algjeriani (EMRI)

Ngjarja ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.

28 Gusht 2023, 07:55 Nga A.B
Hyri të ndante sherrin, vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali,
Klajdi Bitri

ITALI- Vritet në Sirolo, në provincën e Ankonës shqiptari Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar, i cili humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21. Ai është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës. 

Ngjarja ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.

Çfarë ndodhi?

I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.

Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin./Dosja.al

klajdi bitri vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll