Sport

Trajneri i Tottenham, i sinqertë për suksesin e tij: “Kam kopjuar Pep Guardiolën”!

Australiani Angelos Postecoglou, që drejton londinezët e Spurs, zgjodhi të ishte i sinqertë me mediat

28 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Trajneri i Tottenham, i sinqertë për suksesin e tij: “Kam

ANGLI - Trajneri i Tottenham Hotspur, australiani Angelos Postecoglou ka dhënë një intervistë kurioze për “TNT Sports”, në të cilën ka shpjeguar se cili është sekreti i suksesit që ka arritur deri më tani në veri të Londrës (Aktualisht skuadra londineze renditet në vendin e tretë me 7 pikë të grumbulluara). 

Sipas tij, çelësi i paraqitjes së mirë të ekipit të tij është taktikat që ai imponon.  Megjithatë, Postecoglou pranoi se nuk ishte shpikur nga ai, por ishte huazuar nga trajneri i Manchester City - Pep Guardiola.

“Sapo kopjova Guardiolën. Ne po punojmë shumë si ai. Ndonjëherë nevojiten instinktet, por ne po mendojmë të krijojmë një sistem sa më të lirë të lojës.

Nëse ka hapësirë, harron se je mbrapa. Para së gjithash, ne duhet të kemi epërsi të një futbollisti dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Megjithatë, ne duhet të sigurojmë veten dhe të mbyllim hapësirat e lira”, tha Postecoglou.

Taktika që ai pretendon se ka huazuar nga Pep ka të bëjë me pozicionimin e mbrojtësve të krahut. Spanjolli dëshiron që ata të hyjnë më shpesh brenda fushës dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin e sulmeve, si mesfushorët.

Arsenali, trajneri i të cilit, Mikel Arteta, është një ish ndihmës i Guardiolës, përdor një qasje të ngjashme të lojës. Që nga ky sezon, dy trajnerë të tjerë kanë filluar të kërkojnë që mbrojtësit e tyre të kalojnë në qendër. Njëri prej tyre është pikërisht Postecoglou dhe tjetri Jurgen Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll