Sport

VIDEO/ Arabia Saudite zyrtarizon Roberto Mancinin, trajneri më i pasur në Botë!

Roberto Mancini, dy javë pas dorëheqjes nga kombëtarja italiane, mori zyrtarisht drejtimin e Arabisë Saudite. Kontrata e tij është katërvjeçare, me fitime prej 25 milionë euro në vit.

27 Gusht 2023, 23:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Arabia Saudite zyrtarizon Roberto Mancinin, trajneri më i pasur

ARABIA SAUDITE - Roberto Mancini është zyrtarisht ‘banor’ i Arabisë Saudite. Trajneri italian me eksperiencë dhe kampion i Europës me Italinë, dy javë më parë dha dorëheqjen papritur nga detyrat e tij në kombëtaren e vendit të tij. 

Menjëherë u bë e ditur, se arsyeja e largimit të tij ishte një propozim i madh i marrë nga Arabia Saudite, i cili tani është zyrtarizuar.

Trajneri 58-vjeçar mori kombëtaren saudite dhe u bë një nga trajnerët më të paguar në botë. Kontrata e tij është katërvjeçare dhe fitimet e tij do të jenë rreth 25 milionë euro në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll