Sport

VIDEO / Verstappen “zot shtëpie” në Holandë, barazon rekordin e Vettel!

Gara u ndërpre për disa minuta për shkak të reshjeve të dendura, teksa në fund ishte Max verstappen ai që ia doli të triumfojë dhe bashkë me të, në podium u ngjitën edhe Alonso e Gasly.

27 Gusht 2023, 21:05 Nga DOSJA

VIDEO / Verstappen “zot shtëpie” në Holandë, barazon

HOLANDE - Në Çmimin e Madh të Holandës, Max Verstappen nuk gabon dhe para tifozerisë së tij, në pistën e Zandvoort ia del të marrë fitoren e nëntë radhazi në botën e Formula 1, duke barazuar kështu rekordin e Sebastian Vettel. 25-vjeçari ecën i qetë dhe i pashqetësuar drejt titullit të tretë botëror teksa rrezikoi pak vetëm në start.

VIDEO / Verstappen “zot shtëpie” në Holandë, barazon

Kjo sepse në xhiron e dytë, në Holandë nisi shiu dhe makinat u detyruan të riktheheshin në bokse. Perez, Russell dhe Zhou përfituan, mirëpo shpejt, Verstappen u rikthye në pistë dhe rimori kryesimin.

Në xhiron e 42-të, Charles Leclerc u tërhoq për një problem në makinën e tij me Sainz që mbeti piloti i vetëm në pistë për skuderinë “kokëkuqje”. Gara u ndërpre për disa minuta për shkak të reshjeve të dendura, teksa në fund ishte Max verstappen ai që ia doli të triumfojë dhe bashkë me të, në podium u ngjitën edhe Alonso e Gasly.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll