Sport

VIDEO / Tirana fiton derbin e penalltive, 3-2 përballë Dinamos!

Bardedhlutë kanë mundur Dinamon me shifrat 3-2 në “Elbasan Arena” në ndeshjen e tyre të parë të sezonit

27 Gusht 2023, 22:09 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana fiton derbin e penalltive, 3-2 përballë Dinamos!

ELBASAN - Tirana e fillon me këmbën e mbarë sezonin e ri të Superiores duke fituar përballë Dinamos me shifrat 3-2.

Skuadra e Dinamos e filloi mjaft mirë në ndeshjen duke kaluar e para në avantazh që në minutën e 24-t me anë të Kaçorrit.


Gjithësesi festa e skuadrës së drejuar nga Di Biagio zgjati pak pasi bardheblutë gjejnë golin e barazimit me Ardit Hilën.


Me shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë Denisson shënon sërish për Dinamon me anë të një 11-metërshi.


Ndërkohë që janë sërish penalltitë që vendosin takimin, në minutën e 74-t Latifi barazpeshon shifrat përkohësisht në 2-2.


Ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt ishte Forent Hasani ai që sërish me anë të një penalltie i jep këtë fitore të pare dhe tre pikët e para Tiranës.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll