Sport

VIDEO / Fitore ëndrrash për Barcelonën, Yamal heroi katalanasve!

Pas javës së tretë të La Liga, Villarreal renditet në vend të 13-të me tre pikë, teksa Barça renditet në vend të tretë me shtatë pikë.

27 Gusht 2023, 19:56 Nga DOSJA

VIDEO / Fitore ëndrrash për Barcelonën, Yamal heroi katalanasve!

SPANJE - Barcelona triumfon në transfertën e Villarreal, në ndeshjen që ishte shumë e luftuar dhe që dhuroi shtatë gola.


Skuadra e Xavi-t zhbllokoi sfidën në minutën e 12’ me Gavin, ndërsa vetëm tre minuta më pas de Jong dyfishoi avantazhin e katalanasve.


Vendasit reaguan me Foyth në minutën e 26’, duke ngushtuar rezultatin, ndërsa në minutën e 40’ Sorloth barazoi, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në “paqe”.

Në minutën e 50’ Villarreal gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Baena-n dhe kaloi në avantazh. Ndërsa në minutën e 68’ Torres barazoi sërish rezultatin.


Në fund gjithçka u vulos nga Lewandowski, me polakun që realizoi golin e katërt për Barçën në minutën e 71’.


Pas javës së tretë të La Liga, Villarreal renditet në vend të 13-të me tre pikë, teksa Barça renditet në vend të tretë me shtatë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Gusht 2023, 11:35

“Mbappé do të qëndrojë”

FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé, përveç një surprize të minutës së fundit, është në Paris. Sulmues...