Bota

Dështimi i negociatave/ Partia e Zaev: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje sa më shpejt

20 Tetor 2019, 13:53 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave/ Partia e Zaev: Maqedonia e Veriut ka nevojë

Maqedoni e Veriut- Partia LSDM e Zoran Zaev në Maqedoni ka reaguar në lidhje me mosdhënien e një date për hapjen e negociatave me BE-në. LSDM thekson se Bashkimi Europian me vendimin për mosdhënien e datës ka bërë një gabim historik. Në një njoftim zyrtar partia ende në pushtet bën me dije se duhen zgjedhje të shpejta parlamentare.

Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së, shkruajnë mediat maqedonase.

Pas refuzimit të hapjes së negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat paraditen e së shtunës, propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deshtojne negociatat me be maqedonia e veriut partia e zaev deshtojne negociatat me be maqedonia e veriut partia e zaev

Sondazh

Poll