Sport

VIDEO / Vllaznia dhuron spektakël në Shkodër, gjunjëzon Kukësin 3-1

Vllaznia ka pritur Kukësin në ndeshjen e pare të këtij sezoni 2023/2024 të Abissnet Superiores, duke marrë edhe tre pikët e para

26 Gusht 2023, 22:11 Nga DOSJA
VIDEO / Vllaznia dhuron spektakël në Shkodër, gjunjëzon

SHKODER - Sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit është mbyllur 3-1. Shkodranët kanë arritur të triumfojnë në “Loro Boriçi” ndja kuksianëve në një ndeshje spektakolare mes tyre që në javën e pare të Abissnet Superiores për sezonin 2023/2024.

Golin e parë do ta shënonin vendasit në minutën e 17-të me Stojanovic.


Të besuarit e Hallaçit do të barazonin në minutën e 24-të me La Torre.


Festa e verilindorëve do të zgjaste shumë pak, pasi Var-i do të akordonte një penallti në favor të kuqebluve për prekje të topit me dorë në zonë nga Fejzaj.


11-tëmertëshin e mori përsipër Bekim Balaj. Kapiteni u tregua gjakftohtë dhe riktheu në avantazh shkodranët. Ceshmedjiev ne të 48-të do të shënte edhe golin e 3-të për djemtë e Migen Memellit duke çuar shifrat 3-1.


Kukësi nuk do të dorëzohej dhe do të gjente golin në minutën e 79-të, por anulohet për pozicion jahstë loje, duke bërë që shifrat të mbeteshin 3-1. Një fitore e rëndësishme për shkodranët që koleksionojnë 3 pikët e para në sezonin e ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll