Sport

VIDEO / Fulhami i prish festën Arsenalit në derbin e Londrës!

Eshtë mbyllur në një barazim 2-2 ndeshja mes dy skuadrave Londineze, duke lënë një shije të keqe për skuadrën e Mikel Artetës

26 Gusht 2023, 19:52 Nga DOSJA
VIDEO / Fulhami i prish festën Arsenalit në derbin e Londrës!

ANGLI - Arsenali ndalet në shtëpi, në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe humb mundësinë për t’u shkëputur i vetëm në krye. “topçinjtë’ e Mikel Artetës nuk shkuan përtej barazimit 2-2 në shtëpi, në një ndeshje që u komplikua shpejt, pasi Pereira ndëshkoi Ramsdale që në minutat e para të saj.

Megjithatë Arsenali reagoi mirë në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë brenda tre minutave, me Saka nga pika e bardhë në të 70-ën.


Ndërsa Nketiah tre minuta më vonë, duke përmbysur rezultatin dhe marrë rezultatin.


Gjithsesi skuadra e Artetës tregoi edhe njëherë se mbetet një ekip i brishtë dhe i pazotë për të mbrojtur rezultatin, pasi në minutën e 87’ ishte Palhinha ai që shënoi edhe golin e dytë për Fulhamin, duke i dhënë një pikë në “Emirates Stadium”.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll