Aktualitet

3 Mars 2019, 19:21 Nga DOSJA

Gazetari Armir Shkurti, ka denoncuar situatën skandaloze në të cilën ndodhet Urgjenca e QSUT-së, me një dyndje më të lartë sesa ka kapacitet ajo për të pritur pacientët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Armir Shkurti, tregon se prej dy netësh është i detyruar që të qëndrojë në korridoret e Urgjencës së QSUT-së, pasi nuk ka vende nëpër dhoma.

“Nata e dytë sonte në korridorin e Urgjencës së QSUT! Kam që dje në mëngjes me një nga njerëzit e mi më të shtrenjtë e nuk e shtrojmë dot në pavion, tek neurologjia se VENDE S’KA.!!!!!!”, – shkruan Shkurti, ndërsa tregon se edhe ekzaminimet edhe sugjerimet i janë dhënë nga praktikantët, pa i dhënë shpjegime.

Postimi i plotë i Armir Shkurtit:

PEZULL NË PURGATOR!!!

Nata e dytë sonte në korridorin e Urgjencës së QSUT! Kam që dje në mëngjes me një nga njerëzit e mi më të shtrenjtë e nuk e shtrojmë dot në pavion, tek neurologjia se VENDE S’KA.!!!!!!

Pas ekzaminimit të parë dhe një skaneri të parë, nga PRAKTIKANTËT që punojnë të shtunë e të dielë , na u tha se duhet edhe një skaner …me kontrast! Sebepi, se, kuptohet , as tani që po flasim nuk është bërë ky skaner.

Alternativat janë 3:

1 – Praktikanti na thotë të presim
2- Praktikanti thotë se një vend për femër është liruar të shtunën , pasi ka ndërruar jetë një zonjë. Për burra, duhet të presim…. (natyrisht perferojmë të zhgërryhemi në koridor të urgjencës, në vend të kësaj alternative makabre)
3 – Praktikanti i mirë e simpatik, me syze optike, na kujtoj që ka edhe spitale private.

CILËN DO ZGJIDHJE TI?

(në respekt të kësaj tabele dhe dhjetra hallexhinjve këtu, nuk po nxjerr as foto as video…..)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armir shkurti pezull në purgator urgjenca e qsut armir shkurti pezull në purgator urgjenca e qsut

Sondazh

Poll